Më datë 12.02.2025 në ora 14:00, për shkak të dyshimit të bazuar se janë kryerës të shumë veprave të kryera penale ,,vjedhje” dhe ,,vjedhje e rëndë” të dënueshme sipas nenit 235 dhe nenit 236 të Kodit Penal, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat Z.J.(23) nga fshati Zhelinë e Tetovës dhe A.A.(47) nga Tetova. Gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë dhe hapsirat e tyre ndihmëse në fshatin Zhelinë të Tetovës në Tetovë dhe në fshatin Ozormishtë, të kryera me urdhër të gjykatës, janë gjetur sende, vegla të ndryshme dhe makina shtëpiake, të cilat dyshohet se burojnë nga më shumë se 10 vjedhje dhe vjedhje të rënda të kryera në shtëpi, objekte dhe parcela në zonën e komunës së Zhelinës. Gjësendet e vjedhura janë konfiskuar dhe do t’u kthehen pronarëve të tyre. Z.J. dhe A.A. janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të bëhen parashtresat përkatëse.TS