Një 4-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e diel në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ai është paraqitur në spital me shenja të helmimit. Për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët e kanë dërguar në repartin e reanimacionit ku pas pak ka ndërruar jetë.

Fëmija është nga fshati Mjede, në Vaun e Dejës.

Më vonë, me të njëjtat simptoma edhe e motra e tij është nisur për në Tiranë në gjendje të rëndë.

Mjekët e Shkodrës thonë se kemi të bëjmë me helmim në gjak ndërkohë analizat janë nisur për në repartin e toksikologjisë në Tiranë ku do të zhvillohen hetimet.