Kryetari i Komisionit të Përhershëm për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarëve, Dimitar Apasiev, konfirmoi se debati mbikëqyrës për ndotjen e ajrit do të zhvillohet sipas orarit të planifikuar, pavarësisht përpjekjeve për sabotim. Apasiev theksoi se ka marrë kërkesën nga 20 deputetë për zhvillimin e këtij debati dhe se si kryetar i komisionit ka detyrimin ligjor ta realizojë atë.

“Kryetari i Kuvendit më ka përcjellë tashmë kërkesën e 20 deputetëve për të thirrur një Debat Mbikëqyrës dhe unë si kryetar i Komisionit dhe zyrtar kam jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin ta zbatoj. “Nëse nuk e bëj këtë, rrezikoj kallëzim penal për mosveprim në cilësinë zyrtare, duke iu referuar nenit 21, paragrafit 3 të Ligjit për Kuvendin dhe nenit 214, paragrafit 5 të Rregullores së punës”, tha Apasiev.

Ndërkoh, debati mbikëqyrës për ndotjen e ajrit filloi në Kuvend . Në fillim të debatit, Bojan Trpevski nga Shoqata e Juristëve të Rinj paraqiti shqetësime për mungesën e një dokumenti strategjik për ndotjen e ajrit, duke theksuar se praktikat gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mjedisit janë të pamjaftueshme.

Bojan Trpevski nga Shoqata e Juristëve të Rinj

“Hulumtimi ynë i vitit 2023 tregon rënie të numrit të të dhënave për përqendrimin mesatare ditore të grimcave PM 10 dhe PM 2,5, që tregon se stacionet monitoruese shtetërore po përballen me probleme në sigurimin e të dhënave të vazhdueshme për përqendrimin e grimcave”, tha Trpevski.

Trpevski shtoi se pavarëshisht masave të ndëmara nga qeveria, duhet një qasje strategjike për të adresuar problemet e ndotjes. Ai gjithashtu përmendi se të dhënat për përqendrimin e grimcave të dëmshme për shëndetin janë të pamjaftueshme dhe se ka një rënie në numrin e të dhënave të sigurta nga stacionet monitoruese shtetërore.

Seanca do të përbëhet nga gjashtë pjesë, duke dëgjuar përfaqësues nga organizatat joqeveritare, komuniteti akademik, njësitë e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike dhe sektore private.

Nga Instituti I shëndetit Publik njoftojnë se në RMV rreth 4.000 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur.