Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është gjetur fajtor për sulm seksual ndaj futbollistes Jenni Hermoso pasi e kishte puthur atë në buzë pasi Spanja e fitoi Kupën e Botës për vajza.
Rubiales, i cili u lirua nga akuza për detyrim, është urdhëruar ta paguajë një gjobë prej më shumë se 10 mijë eurosh, shkruan “The Guardian”
Ai gjithashtu është urdhëruar të mos i rrijë më pak se 200 metra afër futbollistes spanjolle për një vit, si dhe i ndalohet ta kontaktojë atë për 12 muaj.
Rubiales mund të ankohet kundër këtij vendimi në të njëjtën gjykatë.
Ky rast, i cili u cilësua si i turpshëm dhe solli debate të mëdha për seksizëm, kishte ndodhur në gusht të vitit 2023 pas triumfit të “Stuhisë së Kuqe” në Botëror.
Pas kësaj, Rubiales kishte marrë kërcënime me jetë dhe kishte vendosur të dorëhiqej nga pozita e tij e presidentit të Federatës.
Prokurorët kishin kërkuar dënim me dy vjet e gjysmë burg, një vit për sulm seksual dhe 18 muaj për detyrim të supozuar.
Rubiales, ish-futbollist, gjithmonë kishte insistuar se puthja e Hermosos në buzë në finalen e Sydneyt ishte e dyanshme dhe spontane.