Richard Grenell ka qenë një herë njeriu i Donald Trump për Ballkanin, dhëndri Jared Kushner kujdeset prej kohësh për bizneset e Trump në rajon dhe ish-guvernatori Rod Blagojevich përflitet si ambasador i SHBA-së: Kjo është treshja e fortë e presidentit amerikan për rajonin sipas politologut Alexander Rhotert.Për projektin, që dështoi në vitin 2012, tani është gati të fillojë ndërtimi. Kjo gjë, që u realizua 13 vjet më vonë, është iniciuar kryesisht nga këshilltari më i afërt i Trump, Richard “Ric” Grenell, i cili ishte i dërguari special i presidentit për Ballkanin gjatë mandatit të tij parë, dhe të cilin tani presidenti e bëri “të dërguarin e tij për misione speciale”.

Grenell ka marrëdhënie të ngushta, thuajse miqësore, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe ministrin e tij të jashtëm Marko Gjuriç, i cili ka qenë më parë ambasador i Serbisë në Uashington. Grenell mori një medalje nga Vuçiçi në vitin 2023 për “qasjen e tij të ekuilibruar” ndaj shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, të cilin Serbia edhe 26 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë e pretendon të sajin, kujton analisti.

Marsin e 2024-tës mes qeverisë serbe, dhëndrit të Trump, Jared Kushner dhe investitorëve arabë u arrit marrëveshja Trump Toëer Beograd, që sipas Neë York Times kushton gjysmë miliardë dollarë. Ndërkohë Politico njoftoi javën e kaluar, se Trump po merr në konsideratë emërimin e ish-guvernatorit demokrat të Illinois si ambasador të SHBA në Beograd. Blagojevich, djalë i emigrantëve serbë, u hoq nga detyra në vitin 2009 dhe tre vjet më vonë u dënua me 14 vjet burg për korrupsion.

Trump ia shkurtoi dënimin Blagojevichit gjatë mandatit të tij të parë, më vonë ai u lirua para kohe në 2020. Kjo e bën atë një kandidat ideal për Trump, thotë për DW prof. Daniel Serwer, i cili e përshkruan si një politikan të gatshëm të bëjë gjithçka që Trump dëshiron, në mënyrë që të rehabilitohet”.