Avokati i shtetit Bekim Emini sot takoi kreun e BFI-se Shaqir Fetahu pas ngritjes së problemit me pronat e BFI-se që deshiron tia tjetërsoj sërish shteti e qe e ngrit si temë Klan Maqedoni. Zyrat e avokatit të shtetit sot i vizitoi kreu i BFI-se Shaqir Fetahu.
Pas takimit Reis Ulema Shaqir Fetahu, për Klan Maqedoni nuk shpalosi detaje nga takimi por tha se tani janë në rrjedhe cështjen.
“Do na e bëni me shkrim, ne dje kërkuam takim, sot na pranoj menjëher, u informuam për çështjen jemi në rrjedha kaq” – tha Shaqir Fetahu.
Qëndrimi I Avokatit të shtetit Bekim Emini mbetet që të mbrohen interesant e shtetit I cili ditë më pare deklaroj që tanimë është procesuuar kërkesa e Ministrisë së Kulturës për tjetërsimin e pronave të BFI-së.
Sot ka reaguar edhe partia e Skender Rexhepit Levizja Populli e cila ka akuzuar qeverine se me këtë inicijative po tenton të prish edhe marrëdhëniet ndërfetare në vend.
“Fatkeqësisht, ashtu si shumicës jomaqedonase, edhe BFI- së iu kthye shumë pak nga prona e saj dhe madje me shumë vonesë.Pikërisht prona e rikthyer me të drejtë BFI-së para disa vitesh, sot është në shënjestër të Ministrisë së Kulturës, e cila ka ngritur kërkesë për marrjen e tre objekteve në Çarshinë e Shkupit – objekte të cilat tashmë janë rikthyer ligjërisht te BFI-ja. Ky veprim përbënshkelje të rëndë të së drejtës së pronës, të njohur jo vetëm nga ligjet e vendit, por edhe nga konventat ndërkombëtare. Për më tepër, ky akt thellon ndasitë ndëretnike dhendërfetare” – thonë nga Lëvizja Populli.
Ndryshe, asnjë zyrtar i VLEN-it deri tani nuk eshtë promoncuar per këtë problematik gjegjësishtë kërkesës së Ministrise se Kulturës që tia marrë BFI-se tri prona që më herët ish qeveria ia kishte ndarë të njetës. Kapan An-in Bezistenin dhebish Kino Napresokun ose tetarin e fëmijëve. Nga mediat vazhdon të fshihet edhe Zekirja Ibrahimi kuadër i të cilit është Avokati i Shtetit Emini i cili ka procesuuar lënden e Ministrisë së Kulturës edhe pse ka mundër të njejtën mos ta bej. /tvklan.mk/