Real Madridi ka pësuar humbje befasuese sonte në La Liga.
“Los Blancos” pësuan minimalisht 1:0 ndaj Espanyolit në udhëtim, në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit spanjoll.
Madrilenët morën një goditje të madhe qysh në minutën e 15-të, kur Antonio Rudiger u detyrua të largohej për shkak të një lëndimi që në shikim të parë nuk dukej i lehtë.
Goli i fitores për katalonasit erdhi në minutën e 85-të kur shënoi Romero.
Kjo fitore e dërgon Espanyolin larg zonës së rrezikshme me 23 pikë në vendin e 17-të.
Ndërkohë, Real Madridi mbetet i pari me 49 pikë, një më shumë se Atletico Madridi dhe shtatë më shumë se Barcelona që luan nesër.