Gjykata Themelore në Shtip ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Fadil Zejnelov, i cili akuzohej për vrasjen e 29-vjeçares Emilija Pesheva.
Në seancën e kaluar dy ditë më parë, tashmë i dënuari Zejnellov e pranoi fajësinë për vrasjen e partneres së tij Peshevës. Siç tha ai atëherë, motivi i vrasjes së kryer më 1 nëntor të vitit të kaluar ishte tradhtia.
Prokurori dhe avokatët e familjes Peshevi kërkuan dënim të përjetshëm për autorin, pasi siç thanë ata vrasjen e ka kryer gjatë dhunës në familje, gjegjësisht femicid.