Fansat e Netflixit janë të fiksuar pas një drame të re me tematikë mjekësore në këtë platformë, duke e vlerësuar atë 10/10.

Seriali i titulluar “The Trauma Code: Heroes On Call” doli muajin e kaluar dhe tashmë po bën zhurmë nga fansat e emocionuar të serialit, shkruan DailyMail.

Në këtë seri luajnë Choo Young Woo si Yang Jae-won, Ha Young si Cheon Jang-mi dhe Ju Ji-Hoon si Baek Gang-hyeok.

Drama koreane flet për kirurgun e traumës Baek Gang-hyeok teksa punon për të transformuar ekipin e tij të mjekëve.

Shikuesit tashmë i kanë parë të gjitha tetë episodet e këtij seriali dhe tashmë po kërkojnë me ngulm një sezon të dytë.

“Sapo e shikova këtë serial, i adhuroj të gjithë personazhet e këtij seriali”, shkroi një përdorues në rrjetet sociale.

Kishte edhe disa të tjerë të cilët nuk hezituan të shprehin entuziazmin për këtë dramë koreane.

vvhttps://youtu.be/pdDXO-dMjAcv