EVN revolton qytetarët. Ata thanë se do të dalin në protestë nëse kompania nuk sqarohet për çmimet e larta të energjisë elektrike.

Klan Macedonia ka vizituar thuajse të gjitha godinat e EVN-së dhe reagimi i tyre është I qartë.

Shumë qytetarë të RMV-së mendojnë që njëzëri duhet protestuar kundër kompanisë EVN e cila muajt e fundit ju ka dërguar fatura paushalle dhe me çmime, që siç thonë, qytetarët janë të papërballushme për çmimet e tyre.

“Paushallski” letrat si bijen, duhet këtu të vish t`i marrish, nuk e di sa ka ardhur mbi 6.000 denarë e unë me dru ngrohem. Vec ni poç e kam asgjë tjetër. Po, duhet krejt populli të ngriten, një njeri ngritet 100 u bënë I gjthë vendi të ngritet e atëherë të shohim çfarë është ky maskarrallëk kështu”

Mbi 9.000 denarë në muajin janar, një ditë s`kam qenë në shtëpi. Kjo është vjedhje klasike, vjedhje klasike. I ngrisin çmimet në janar, në shkurti i ngrisin pastaj …

Ka monopol, e kotë, është nën ombrellën shtetërore”

Po, duhet, çmimet janë të larta, në krahasim me rrogat.

Shteti duhet të reagojë, ka shumë ankesa por e kotë është.

Nëse nuk reagon shteti kjo nuk na pyet.

Revolta e qytetarëve erdhi pasi EVN për muajin dhjetor dhe janar kishte lëshuar fatura paushalle, gjë që nxiti edhe reagimin e shumë qytetarëve në vend.

Klan Macedonia kërkoi një qëndrim tjetër nga kompania EVN, deri më tani nuk kemi një përgjigje konkrete.

Ndryshe, EVN dhe KRRE-ja, për fatuarat e larta për rrymën, topin e hedhin tek njëra tjetra, teksa qytetarët enden prapa dyerve të kompanisë EVN, duke kërkuar sqarime.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume