Lionel Messi nuk është emri i vetëm që Ronaldo “Fenomeni” e emëroi si më të mirë se Cristiano Ronaldo.

Se kush është më i miri i historisë, gjithmonë do të shkaktojë debat të ashpër mes palëve, mirëpo Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi gjithmonë janë aty në pozitat e para.

Madje, Cristiano Ronaldo e sheh vetën si më të mirin e historisë, me sulmuesin e Al-Nassr që para pak ditësh tha se nuk ka lojtar më të mirë se ai, duke thënë “shikoni numrat/statistikat”.

Ronaldo deri më tani ka shënuar 925 gola në karrierë.

Ish-bashkëlojtari i tij te Reali për nëntë vite, Karim Benzema ka thënë se Ronaldo “Fenomeni” është më i miri i historisë dhe jo Cristiano.

“Fenomeni” ka shënuar 371 gola në 580 ndeshje në karrierën e tij.

Megjithatë, braziliani për “ESPN” ka renditur dy argjentinas e tre brazilianë si më të mirët e historisë, duke mos përfshirë edhe Cristianon në atë mes.

Kur u pyet për të kompletuar top 10-shen e lojtarëve më të mirë të historisë, Ronaldo braziliani tha: “Pele numër një, Messi e Maradona në vendin e dytë së bashku, Zico, Romario, Cristiano Ronaldo, Van Basten, Zinedine Zidane, Luis Figo, Rivaldo dhe Ronaldinho”.

Një emër që Ronaldo nuk e përmendi në top 10-shen e tij ishte Neymar, për të cilin ai tha: “Atij mund t’i mungojë Kupa e Botës, por ka fituar medalje olimpike, kështu që edhe ai është në top 10-she”.