Ferhan Hasani i njohur si “Buba” në moshën 34-vjecare përmes rrjeteve sociale njoftoi fundin e karrierës si futbollist.

“Buba” është legjendë e KF Shkëndija, klubin me të cilin fitoi tituj në Ligën e Parë të Futbollit vendor dhe në Kupën e RMV-së.

Ferhan Hasani ka zhvilluar edhe 43 ndeshje për reprezentacionin e Maqedonisë duke shënuar 2 gola.

Sot e kësaj dite kujtohet goli I shënuar ndaj portierit Xhanluixhi Buffon në ndeshjen mbresëlënëse kundër Italisë në Shkup që përfundoi 2:3.

“Buba” ka luajtur edhe për Volfsburgun, Brondbin, Al Raed, Helsinkin, Partizanin e Tiranës dhe Helsingorin.

Përvec golit kundër Italisë, do të përkujtohet edhe goli ndaj Liverpulit në fanellën e Brondbit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume