Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, tha në emisioni Klan Debat në Klan Macedonia se LSDM mbetet e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-DPMNE-në.

“Kam qenë vazhdimisht në çdo takim me qytetarë dhe e shoh se po rritet vazhdimisht përkrahja e qytetarëve ndaj LSDM-së. Dihet se LSDM është e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO-në. Ne morëm leksion nga veprimet e kaluara dhe mësuam se çdo koalicion duhet të ndërtohet mbi parime, gjë që nuk e shoh as në këtë qeveri. Do të kemi koalicione dhe nuk e përjashtoi”, tha Filipçe.

Filipçe shtoi se janë duke menduar dhe emrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume