Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ka reaguar për shkarkimin e Këshillit Gjyqësor duke thënë se nëse VMRO ka qëllim të pastër do ta pranojë këtë.

“Duhen reforma thelbësore në drejtësi dhe këtë presin qytetarët. Por reforma që do të nënkuptojnë një gjyqësor të pavarur dhe efikas që do të sigurojë drejtësi. Nuk duhet të lejojmë që drejtësia që qytetarët kërkojnë të kthehet në një partizim dhe pushtim të ri përmes largimit të Këshillit Gjyqësor nga qeveria.

LSDM kërkon që hapat dhe reformat e ardhshme në gjyqësor të bëhen me konsensus të të gjitha partive në Kuvend. Nevojitet një qasje kombëtare, jopartiake që do të sigurojë reforma në përputhje me rekomandimet evropiane. Kjo kërkon formimin e një grupi të përbashkët pune në Kuvend, i cili do të përcaktojë, kontrollojë dhe zbatojë bashkërisht reformat në këtë segment të ndjeshëm.

Nëse VMRO-DPMNE ka një qëllim të sinqertë, do ta pranojë këtë. Përndryshe, do të thotë se ata kanë qëllime krejtësisht të ndryshme” – ka shkruar Filipçe.