Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, tha në emisioni Klan Debat në Klan Macedonia se si ish-ministër i Shëndetësisë nuk sheh reforma në shëndetësi, pasi problematikat e publikuara së fundmi edhe në media, tregojnë së sistemi shëndetësor ka ngecje.
“Kur isha ministër i Shëndetësisë propozova idenë për Qendrën Klinike, nuk ma pranuan. Jam i mendimit që duhet të punohet më shumë, sidomos në Onkologji kur e pamë problematikën me të cilën përballen qytetarët, mirëpo unë nuk besoj që do ndryshojë diçka. Nuk shoh reforma në shëndetësi, listat e pritjes së pacientëve vazhdojnë të jenë të gjata, nuk ka rend, pra e shohim se ka ngecje”, tha Filipçe.
Filipçe kritikoi pushtetin se nuk kanë interes ndaj problematikave të qytetarëve.
Ai ndër të tjera shtoi se më 16 mars, LSDM do të mbajë zgjedhje të brendshme partiake