Skënder MULLIQI
Njerëzit flasin dhe krijojnë vepra të mira dhe vepra të këqija.Prandaj, duhet të krijojet një mburojë kunder të gjithë atyre që po na helmojnë më thashetheme, me gjysem të vertata, nga të cilët askush nuk mund të mësoj asgjë.Këto kur refelektohen në public, sigurishtë së bëhën të rrezikshme për shtet dhe për shoqëri.Madje, plasimet e mendimeve te dyshimta në debate televizive, dhe mjete te tjera të informacionit, janë fatkëqësi e madhe për shoqëri, e cila pretendon të jetë demokratike.Një grup që po i thonë vetit analistë politikë -televiziv, po na prezentojnë rrena dhe manipulime për interesa meskine dhe për interesa të grupeve të caktuara politike .Debatet, sharjet, zemërimi ose dëshira për hakmarrje janë pjesë integrale e jetës sonë dhe shpesh janë shkatërruese nëse nuk jemi gati për pajtim. Pothuajse asgjë nuk duhet të shtyhet, përveç një gjëje – reagimet e zemërimit. Kur njeriu është i zemëruar, nuk mund të sillet si njeri normal, i tejkalon caqet dhe nuk din as qka fletë.Kjo po është tabllo e zymtë në shumicën e debateve.Grupi i famshem tashmë I opininistëve nëper disa studio televizive të Kosovës, sikur janë que peshë më kritikat e pa bazuara , kritika këto të fabrikuara nën kulisa për të sulmuar pushtetin, pa asnjë mbulesë.Mercenarizmi është duke ngulfatur profesionin fisnik të gazetarisë.Nuk po llogaritën pasojat kur emocionet shkatërruese zgjasin më ditë?Njerëzit edhe mund te harrojnë atë që ke thënë, apo ate që kë bërë, por kurrë nuk do të harrojnë se si ke bërë të ndihen.Përvojat historike na kanë mësuar se pa solidaritet, altruizëm dhe ndjeshmëri, shumë njerëz nuk do të mbijetonin. Uniteti mes njerëzve zgjohet në kushte dramatike ose në varfëri. Ata bashkohen në fatkeqësi dhe ose në vepra fisnike. Njerëzit fisnik kan mbetur jo të shumtë , dhe kjo është një problem kryesor të ditëve të sotme.Aq më tragjike për shtet dhe për komb është kur dikush punon për interesa të huaja si i paguar apo punon edhe për ndonjë interes tjetër.Fjala publike pëshon rëndë dhe të rënda dalin pasojat apo të mirat prej saj.Në Kosovë po mungon nje sistem edukimi që shumë do të kishte dhënë kontribut në këtë drejtim.Pastaj , mendoj së duhet bërë një trajtim edhe psikologjik, që mos të rrisim”tiranë”, të pandjeshem ndaj vuajtjeve të të tjerëve.Duhet kushtuar shumë rëndësi brezit të ri që mos ta helmojmë më gjera që asgjë nuk iu hynë në përdorim gjatë jetës.Narcisët mund të prodhojnë narcisoid, duke fajësuar të tjerët dhe krijojnë indiferencë ndaj vuajtjeve të të tjerëve.Vendit tonë i nevoitet një shoqëri e shëndosh moralisht dhe kombëtarisht, që për fat të keq në këto dy segmente kemi degraduar bukur shumë.Patriotizmi nuk ndërtohet mbi rrena dhe falcifitete, por më gjera madhore të konkretizuara.Toleranca është virtyt i lartë njerëzor.Udhëheqja e vërtetë , analistë dhe njerëzit vetëmohues më tipare lidershipi duhet të kanë autoritet, drejtësi, guxim, vetëkontroll, maturi, qëndrushmëri ,humanizem, shërbim ndaj të tjerëve –bujari dhe shërbim pa kushte! Procesi i maturimit kërkon vetë-ekzaminim të përvojave të dhimbshme dhe zbulimin e sfidave të reja që i japin kuptim jetës…