Kryetari i komunës së Çairit, Visar ganiu kërkon model që në të ardhmen do të detyronte Qytetin e Shkupit të rikthejë pagesat e tatimeve në investime kapitale nëpër komuna
Ganiu u ankua nga kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
“Dhe prej vitit 2020 e këndej, dmth ka inkasuar apo absorbuar mjete, apo ka gjeneruar Qytetii Shkupit nga Komuna e Çairit nga taksat dhe të gjitha llojet e komunaleve, diku mbi 18 milionë euro, ndërsa deri më tani nuk është investuar as një milion, shifra nuk ka mbërritur as një milionë euro që është investuar për këto 3 vjet e gjysmë, dhe kjo është një diskriminim i plotë”, deklaroi Ganiu.