Pasi izraeli miratoi rihapjen e kufijve pasi Hamasi liroi grupin e fundit të pengjeve për këtë fazë, fëmijët e plagosur po dërgohen në spitalet e Egjiptit, për arsye se shumica e spitaleve në Gaza nuk kanë ambiente të përshtatshme për trajtim shëndetësor.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, rreth 60 familjarë po shoqëronin fëmijët e plagosur palestinezë.
Deri tani sipas autoriteteve lokale janë verifikuar 50 fëmijë të plagosur që kanë kaluar pikën kufitare të Rafah.