Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një kriter horizontal në procesin e integrimit evropian dhe pa to nuk është e mundur të arrihet anëtarësimi në BE. Ndërtimi i fqinjësisë së mirë kërkon besim, dialog të hapur, largpamësi dhe zbatim të detyrimeve.

Këtë e theksoi ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev në takimin me homologun e tij Timço Mucunski, i cili u zhvillua në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kryediplomati bullgar theksoi se qëndrimi i Bullgarisë për integrimet evropiane të Maqedonisë është i qartë dhe konsistent.

– Kompromisi europian i vitit 2022 përfshin një sërë masash dhe zbatimi i plotë i tyre është e vetmja rrugë përpara. Përfshirja e bullgarëve, në baza të barabarta me popujt e tjerë, në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut është vetëm hapi i parë, zbatimi i të cilit do t’i mundësojë Shkupit të fillojë negociatat për anëtarësim, theksoi ministri i Jashtëm bullgar.

Georgiev është kategorik se nuk është i mundur rinegocimi apo anashkalimi i marrëveshjeve të arritura, pas të cilave qëndron e gjithë BE-ja.