MPB njofton se në Shkup, më 12.02.2025, në orën 00:20, në rajonin e Karposhit, policia e Sektorit të Punëve të Brendshme të Shkupit, me urdhër gjykate, ka kryer një kontroll në shtëpi dhe ambiente të tjera të I.J. (26) dhe F.J. (24) nga Shkupi. Në shtëpi ishte gjetur F.J. (24), dhe gjatë kontrollit, nën sediljen e motorrit, i cili ishte në katin e poshtëm, janë gjetur dhe sekuestruar rreth një kilogram marijuanë dhe një peshore digitale.