Një vajzë dy vjeçare dhe nëna e saj kanë vdekur pasi një makinë përplasi me një grup njerëzish të enjten në Mynih, përcjell Gazeta Express.

Në raportimin e Sky News, thuhet se nëna 37-vjeçare nga qyteti dhe vajza e saj janë viktimat e para nga incidenti, tha policia gjermane të shtunën.

Policia tha se të paktën 36 persona u plagosën të enjten në mëngjes kur një makinë u përplas me një turmë që merrte pjesë në një demonstratë sindikaliste.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje gjermanëve të “qëndrojnë së bashku” ndërsa ai vendosi lule në vendngjarje të shtunën.

Ai tha: “Ne të gjithë duhet të qëndrojmë së bashku tani, të sigurohemi që vendi ynë të qëndrojë së bashku dhe që vetë vlerat që bashkuan ata që organizuan në mënyrë paqësore një tubim këtu dhe mbajtën një marshim, të bashkohen me ata që ndihmuan këtu, domethënë që ne jemi bashkë si qenie njerëzore”.