Rreth 20 vende anëtare të BE-së eksportuan më shumë në SHBA sesa importuan në vitin 2023. Sipas Eurostat, agjencia e statistikave të BE-së, vendi me suficitin më të madh ishte Gjermania, e ndjekur nga Italia dhe Irlanda.

Kjo nënkupton se nëse presidenti amerikan, Donald Trump, do të vendoste tarifa ndaj BE-së ashtu siç ka paralajmëruar, Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së, mund të goditet më rëndë.

Më shumë se 30% e të gjitha eksporteve të mallrave transatlantike të BE-së ishin nga Gjermania në vitin 2023, raporton BBC.

Shumica e eksporteve të Gjermanisë ishin vetura dhe makineri. Trumpi është ankuar vazhdimisht për eksportet e veturave e të BE-së në SHBA, duke thënë se më pak automjete amerikane pranohen nga BE-ja.

Trumpi beson se duke vendosur tarifa ai mund të nxisë ekonominë amerikane, të mbrojë vendet e punës dhe të rrisë të ardhurat nga taksat. Është e gjitha pjesë e zotimit të tij “America First”.

Por shumë ekonomistë kanë paralajmëruar se tarifat do të godasin bizneset dhe konsumatorët nga të dyja palët, veçanërisht duke pasur parasysh mundësinë e një përgjigjeje të BE-së, pasi gjërat thjesht bëhen më të shtrenjta.

Presidenti amerikan gjithashtu dëshiron që BE-ja të blejë më shumë naftë dhe gaz nga SHBA-ja.

Që kur BE-ja është larguar nga karburantet fosile ruse, SHBA-ja është bërë furnizuesi i saj më i madh i gazit natyror të lëngshëm.