Policia e Tiranës goditur një grup që merrej me falsifikimin e certifikatave të mbrojtjes së gjuhëve të huaja. Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre shtetas dhe një tjetër është proceduar penalisht, ndërkohë që tjetër shtetase është shpallur në kërkim.
Shtetasit e arrestuar janë: Martin Pacani, 62 vjeç, Olgert Jaupaj, 43 vjeç dhe Ervin Yzeiraj, 42 vjeç. Është proceduar shtetasja B. N., 24 vjeçe, ndërkohë që htetasja E. A., 34 vjeçe, është shpallur në kërkim.
Sipas hetimeve, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin certifikata të mbrojtjes së gjuhëve të huaja dhe i shisnin ato kundrejt një çmimi prej 20,000 deri në 30,000 lekë të rinj, duke i pajisur kështu individë që kishin nevojë për to për përdorim në institucionet arsimore.
Gjatë kontrollit në ambientin ku zhvillohej kjo veprimtari e paligjshme, që e kishte në përdorim shtetasi M. P., u gjetën dhe u sekuestruan: 35 certifikata të falsifikuara, 1200 euro, një shumë lekësh, 4 celularë dhe një kompjuter ku përgatiteshin certifikatat e falsifikuara.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.