Ish-sekretari i OSBE në Vjenë dhe diplomati zviceran, Thomas Greminger ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si një temë kryesore në Ballkan.

Sipas ambasadorit Greminger, vëmendja e Donald Trump nuk do të jetë drejt Ballkanit. Për këtë ai, nuk ka pritshmëri për zhvillime të menjëhershme në lidhje me përparimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Sipas perceptimit tim, Ballkani Perëndimor nuk është shumë lart në listën e prioriteteve të administratës së re. Kjo mund të shihet edhe si një lajm i mirë, pasi nuk do të ketë presion mbi ta. Nuk pres që Ballkani Perëndimor të jetë në qendër të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Trump-it në afatin e shkurtër dhe të mesëm”.
“Nuk pres ndonjë nxitje për konfliktet në rajon, për dialogun Kosovë – Serbi. Deri tani, nuk kemi dëgjuar shumë nga administrata e re në këtë drejtim. Gjithashtu, duhet parë se kush në ekipin e Trump-it do të merret me Ballkanin Perëndimor”.

Përveç figurave kryesore rreth Presidentit, një rol të rëndësishëm do të kenë edhe stafi i nivelit të dytë, përfshirë ambasadorët. Do të jetë thelbësore se kush do të dërgohet në Tiranë, pasi kjo do të ndikojë në qasjen e politikës amerikane ndaj rajonit”, ka deklaruar ndër të tjera ai për Top Channel.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume