Një deklaratë ndaj Albin Kurtit, erdhi sot nga një prej zyrtarëve të Administratës së presidentit Donald Trump.
Ishte Richard Grentell ai që bëri një deklaratë anti-Kurti, duke pretenduar se Kurti “gënjeu” kur tha se me qeverisjen e tij, marrëdhëniet me SHBA-në nuk kanë qenë kurrë më të mira.
Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump-it, as gjatë mandatit të Biden-it”, shkroi Grenell pos tjerash.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe finalisti i BBVK, Vullnet Krasniqi.
“Sa për Grenellin, mos u brengosni, lemani mu”, shkroi ai duke shtuar edhe një emoji me të qeshura.