Haradinaj i gatshëm për koalicion me opozitën: Me kënaqësi kishim bashkëpunu, pa asnjë kusht

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili bashkë me Nismën arritën t’i marrin mbi 7% në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka deklaruar se është i gatshëm për bashkëpunime, por jo me Vetëvendosjen.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha se me VV-në nuk krijojnë koalicion, por pa asnjë kusht, siJ tha ai, mund të ndihmojë një qeveri të opozitës, transmeton Sinjali.

“Është në nderin tim të ndihmoj një qeveri të opozitës, assesi me Vetëvendosjen, me zotin Kurti. Me kënaqësi kishim bashkëpunu me subjektet politike opozitare, shqiptare. Jemi të gatshëm, pa asnjë kusht. Shpresoj që të krijojmë qeverinë si opozitë.“

Në bazë të përditësimit të para pak minutave në uebfaqen e KQZ-së, del se AAK ka marrë 7.56%.