-Ai pse nuk ka fituar, me dalë ashtu me fyer e me bërtit, ajo veç është realiteti i ynë, pra kemi të bëjmë me një njeri që vërtet është hajvan, biles…hajvan se te ne thonë hajvanata, po i hyjmë në hak hajvanëve, duke i thënë atij, ai është më keq!, këtë e tha mes tjerash Ramush Haradinaj në përgjigje ndaj Albin Kurtit, i cili mbrëmë duke folur për opozitën, tha “çfarë hajvanësh”. Haradinaj tha se i është përmbajtur rregullave të demokracisë, por që Kurti vazhdimisht ka fyer.

“Me thënë të drejtën, ai epitet i shkon atij, ma hajvan se një kryeministër që pas 4 vjete qeverisje, ka treguar vica gjithë fushatën, s’ka pasë një program konkret. Nuk ka të arritura asgjë. Fatkeqësisht ky është realiteti ynë”, tha Haradinaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume