Etheve zgjedhore në Kosovë po i vjen fundi. Përplasjet vazhdojnë mes opozitës dhe qeverisë Kurti. Sot gazetari i portalit TS, Nevrij Ademi ka bashkëbiseduar sot me kandidatin për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK- NISMA, Ramush Haredinajn. Sipas Ramush Haredinajt, për Kosovën vijnë ditë të mira dhe qeverinë do ta krijojë opozita.
“Për Kosovën vijnë ditë të mira, qeverinë do ta krijojë opozita me aletatë tonë dhe me u kthy temave serioze me antarësimin në BE dhe NATO” u shpreh Haredinaj.

Sipas tij marrëdhënijet mes Kurtit dhe SHBA-së nuk kanë qenë të mira dhe është bërë një dëm i madh në besimin e ndërsjelltë dhe detyra e tij është që kthej këtë besim mes Kosovës dhe SHBA-së.

Nga ana tjetër, sot për TS edhe nga LDK u shprehën se Lumir ABdixhiku do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Ndryshe anketat e fundit janë se VV-ja po i fiton zgjedhjet por nuk do të arrijë të bëjë qeverinë e vetme pa një parti tjetër opozitare./TS/

@tetovasot_official

Nevri Ademi në tubimin e AAK-së në Prishtinë – përballë reagimeve të përkrahësve të Haradinajt pas pyetjes për pragun zgjedhor. Flasin Haki Abazi dhe Ramush Haradinaj#nevrijademi #for #news #TS #tetovasot

♬ original sound – TetovaSot