Ditën e sotme, ish-deputeti i PS-së, Vladimir Kosta, është thirrur në SPAK ku është marrë në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.
Ai dëshmoi për hetimet ndaj Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës. Sky Tower, është kulla e Kostës dhe pikërisht aty Xoxa ka zyrat e ‘Harabel’.
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ish-ligjvënësi socialist refuzoi të tregonte për mediat mbi çështjen që u thirr në Prokurorinë e Posaçme.
“Asgjë s’them gjë hiç”, deklaroi ai për gazetarët.