Një 19-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në Santorini.

Sipas Cyclades24.gr, i riu vdiq pasi u zu nga shembja e një çatie, derisa ishte në punë ndërtimore, transmeton Klankosova.tv.

Mediat atje raportojnë se policia ka arrestuar pronarin e objektit si dhe përgjegjësin e punimeve.