MPB ka njoftuar se Më datë 12.02.2025, në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 14:10 në stacionin e kontrollit teknik në Tetovë, një djalosh tetëvjeçar nga Tetova ka qenë duke luajtur dhe duke tërhequr derën e përparme, e cila ka dalë nga shinat dhe ka rënë mbi të, duke pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik, ndërsa ekipi nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes.