Dje, në SPB Shtip, Klinika Spitalore Shtip raportoi se nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shtipit ishte sjellë një i dënuar, E.A. (21) nga Shtipi, me shenja helmimi, i cili pas një kohe të shkurtër ndërroi jetë.

Mjeku konstatoi vdekjen, ndërsa, me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi.