Nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale thonë se janë duke punuar në mënyrë aktive në prezantimin e zgjidhjeve sistematike që do të rrisin mbrojtjen e qytetarëve dhe do të sigurojnë transparencë dhe kontroll më të madh në matjen e konsumit të energjisë, përcjell TV21. Lidhur me këtë, njoftojnë se ministrja Sanja Bozhinovska ka kërkuar që Byroja e Metrologjisë sa më parë ta vë në funksion pajisjet e sofistikuara për testim dhe verifikim të njehsorëve (orëmatësve), të cilat, siç njoftojnë, për shkak të mos azhurnimit në vitet e kaluara, kanë mbetur të pashfrytëzuara dhe nuk janë vënë në funksion.