Kryetari i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, vlerëson se bashkë me ndryshimin e stemës shtetërore duhet të ndryshojë edhe himni.
Në emisionin Dialog te Lajmi, Ibrahimi tha se në interest të kohezionit të brendshëm, është që himni shtetëror t’i përfaqësojë të gjitha entitë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij një gjë tillë do të mund të arrihej përmes disa mënyrave. E para, duke bërë një himn me dy tekste, njërin për shqiptarët dhe tjetrin për maqedonasit. E dyta, një himn me një tekst që do të përfshinte të gjitha entitë dhe të mund të këndohej në të gjitha gjuhët e tyre. Dhe e treta, një himn pa tekst.
“Himni pa tekst, të bëhet një tekst tjetër që do të jetë pa identitet entike ose ku do të përfshihen te gjitha etnitë tjera aty dhe të mund të këndohet në çdo gjuhë të çdo etnie. Edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, edhe turqit edhe të tjetër të mund ta këndojnë në gjuhën e tyre. Ka një opsion tjetgër që ky tekst i himnit të përshatet dhe të bëhet i përshtatshëm për të gjitha etnitë e tjera. Për neve shqiptarëve nuk është problematike melodia e himin sa është teksti i himnit, andaj në frymë të kohezionit shtetëror dhe në frymë të mirëbesimit në Maqedoninë e Veriut, unë mendoj se është interes shtetëror që në pakon e temës së stemës të flitet edhe për çështjen e himit. A mund të ketë dy tekste himni? Nuk përjashtohet as ajo, ku shqiptarët do të mund të ketë tekstin e tyre dhe ata tekstin e vetë të himnit. Thjesht, duhet të kemi vullnet të mirë për t’i bërë gjërat mirë dhe në interes të kohezionit. Unë kam folur me eksponentë të lartë të qeverisë që nuk duhet të bëhen në stilin e bëmë ne që t’i mundim shqiptarët, ose shqiptarët të bëjnë diçka për të thënë i mundëm maqedonasit. Kjo është për interesin e përbashkët që të bëhet një shtet ku të gjitha etnitë ndjehen mirë të përfaqësuar”, tha Ibrahimi nw emisionin “Dialog te Lajmi”.