VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë ndaj këshillit gjyqësor. Duke folur në emër të VMRO-së, VLEN dhe ZNAM, Nikolla Micevski tha se ka shumë arsye se pse Këshilli Gjyqësorë duhet shkarkuar. Duke kërkuar mbështetje nga grupet tjera parlamentare, Micevski tha se për shkarkimin e tyre i mhaftueshëm është raporti negativ të cilin Kuvendi nuk e miratoi.

“Trajtimi i këtyre sfidave është i nevojshëm për të rikthyer besimin në sistemin gjyqësor dhe për të forcuar sundimin e ligjit.Këshilli Gjyqësor është një institucion kyç për funksionimin e shtetit të së drejtës. Prandaj, çdo hije dyshimi në punën e anëtarëve të tij duhet të analizohet tërësisht dhe publiku duhet të sigurohet se Këshilli punon me ndershmëri, profesionalizëm dhe në interes të qytetarëve” – tha Micevski.

Iniciativën e VMRO-së nuk e mbështesin nga Levica duke thënë se dyshojnë në qëllimin final të VMRO-së, por edhe ata kanë një propozim, tw ndryshohet kodi penal dhe tw shtohet nenw pwr pwrgjegjwsinw e gjykatwsve.

“Propozojmë që pas nenit 353c të shtohet një nen i ri dhe titulli 353d, ku shkruhet “Shkelja e ligjit nga gjyqtarët” – tha Mecinoviq nga Levica.

Legjislacioni penal i Republikës së Maqedonisë, si vazhdimësi e RSF të Jugosllavisë, me qëllim të parandalimit të korrupsionit dhe punës ilegale në gjyqësor, deri në vitin 1996 e ka kriminalizuar punën e kundërligjshme të gjyqtarëve në gjykata. Nga viti 1996 e deri më sot, dekriminalizimi ka vënë në pikëpyetje mbrojtjen e garantuar të qytetarëve në ushtrimin e të drejtave të tyre.

Kur jemi tek interpelanca kundër Këshillit Gjyqësor, kreu i Kuvendit, Afrim Gashi në disa raste ka apeluar që partitë të kenë kujdes, sepse sipas tij, kjo është një çështje komplekse dhe është pjesë e një pakoje të një procesi reformues në gjyqësor. /tvklan.mk