Anëtarët e këshillit gjyqësor dje e kanë pranuar tekstin e interpelancës së ngritur nga partitë në poushtet ndaj tyre në Parlament. Duhet ta analizojnë dhe pastaj të vendosin se si do të veprojnë.
Ish-kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, thotë se duhet ta analizojë përmbajtjen pasiqë tekstin e interpelancës e ka pranuar dje. .
“Interpelancën që është dorëzuar në Kuvend e kam marrë dje vonë dhe jam në fazën e analizimit të arsyeve dhe në përgjithësi përmbajtjes së saj. Në momentin që do të formuloj qëndrimin tim, sigurisht që do t’i komunikohet publikut. Publiku nuk do të mbetet pa deklaratën time”, tha Damova.
Për pritjet e kryeministrit Hristijan Mickoski se anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të jenë të virtytshëm dhe të japin dorëheqje vetë nëse Kuvendi voton për interpelancë, Dameva sot nuk ka pasur përgjigje konkrete.
“Dorëheqja është akt personal dhe paraqitet vetëm nëse ka arsye të arsyeshme për të”, thotë Dameva.
Edhe anëtarja tjetër e Këshillit Gjyqësor, Tanja Çaçarova-Ilievska, thotë se e ka pranuar interpelancën dhe ka paralajmëruar se do të përgjigjet për të njëjtën.
“Interpelancën e kam marrë dje, nuk jam gati të mbaj qëndrim tani”. E lexova, por nuk pata mundësi ta shikoja me vëmendje. Ajo që më ra në sy ishte se nuk bëhej fjalë për interpelancën e Tanja Çaçarova-Ilievskës, por për një interpelancë të Këshillit Gjyqësor. I referohet përgjegjësisë kolektive. Unë them që përgjegjësia duhet të jetë individuale edhe pse Këshilli Gjyqësor është organ kolektiv” – tha Tanja Cacarova-Ilievska.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zyrtarisht i njoftoi anëtarët e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva, Tanja Çaçarova-Ilievska, Milazim Mustafa, Pavlina Cërvenkovski dhe Selim Ademi se për ta është kërkuar interpelancë. Seanca në të cilën do të diksutohet për interpelancën e tyre është paralajmëruar për në fillim të muajiot mars.