Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.Vesna Janevska do të marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Arsimit, Inovacionit dhe Kulturës të Ballkanit Perëndimor dhe Hungarisë, i cili do të mbahet më 3 dhe 4 shkurt 2025 në Budapest.

Janevska do të trajtojë dy panel diskutime kushtuar rëndësisë dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e arsimit dhe inovacionit, si dhe përforcimit të marrëdhënieve ndërmjet rajonit dhe Hungarisë.

Ministrja do të takohet edhe me kryesinë e Bordit hungarez për akreditim të arsimit të lartë, si dhe do të vizitojë Lektoratin e gjuhës maqedonase në Universitetin ELTE.TS