Nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Aleksandar Trajanovski, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Në fjalimin e tij para këshilltarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit, ai shpjegoi arsyet që e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë hap.

Trajanovski përmendi si arsye për dorëheqjen e tij menaxhimin e Qytetit të Shkupit dhe të ndërmarrjeve publike nga një grup nga Saraji i lidhur me BDI-në.

Ai theksoi se në fillim, kur e mori drejtimin e qytetit, Danella Arsovska premtoi se do të luftonte këtë grup që kishte politizuar institucionet.