Të dashur miq dhe mbështetës,
Si një ish-deputet republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe si President themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dua të ndaj me ju besimin tim të sinqertë se është thelbësore të mbështesim rizgjedhjen e Kryeministrit Albin Kurti më 9 shkurt 2025.
Siç ka thënë Shirley Cloyes DioGuardi në artikullin e saj më të fundit, “Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani përfaqësojnë demokracinë”, dhe “qeveria aktuale ka treguar se po punon për të mbrojtur interesat e vendit dhe ka pasur forcën për t’u bërë ballë hapave që do ta copëtonin Kosovën në një kohë kur demokracia është në krizë në pjesë të Evropës Perëndimore dhe Lindore”.
Kryeministri Kurti dhe partia e tij në pushtet Vetvendosje kanë treguar se do të punojnë për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe për arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Evropën Juglindore. Gatishmëria e kryeministrit Kurti për t’u ulur në tryezën e bisedimeve me Serbinë vetëm pasi Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës është thelbësore për arritjen e këtij rezultati. Përndryshe, Kosova e pavarur do të shkërrmoqet dhe do të dështojë pasi ka arritur kaq shumë sukses që nga njohja e pavarësisë së vendit në shkurt 2008.
Mbi të gjitha, kryeministri Kurti ka treguar se Kosova vazhdon të jetë forca më properëndimore, prodemokratike dhe pro multietnike në zemër të Evropës Lindore.
Gjithe te mirat,
Joe DioGuardi
President