Kamioni me dosjet e Bashkisë së Tiranës/ Reagon Berisha: Nga burgu Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumenteve

Ditën e sotme, avokatja Adriana Kalaja, në një video të publikuar në “Facebook”, ka denoncuar skandalin e radhës në Bashkinë e Tiranës, disa ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në pamjet përpara Bashkisë së Tiranës, shfaqet një mjet (kamion), i cili ka zbarkuar para portës së godinës për të mbledhur qindra dosje me dokumente që i përkasin bashkisë.
Publikohen pamjet/ Pas zjarrit në Bashkinë e Tiranës, kuti me dosje po largohen me kamion (VIDEO)
Nuk dihet ende nëse këta dokumente, do të përdoren nga grupit hetimor apo kryebashkiaku Veliaj po vijon me fshehjen e këtyre provave.
Lidhur me këtë, ka reaguar ashpër edhe kryedemokrati Sali Berisha.
“Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumenteve! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët!”, shprehet Berisha.