Këngëtari i njohur Kanye West shkaktoi debat në rrjetet sociale postoi frazën “Free Puff” në llogarinë e tij duke i kërkuar presidentit të lirojë Sean ” Diddy ” Combs, i akuzuar për trafikim seksual.

West shkroi frazën ‘Free Puff’ në llogaritë e tij në Instagram dhe X duke shtuar më vonë se ai ndjen se komuniteti afroamerikan duhej të bashkohej rreth Combs dhe Chris Brown, të cilët po përballen me problem gjyqësore.

Ai gjithashtu etiketoi Presidentin Donald Trump në një postim, ku i kërkonte kreut të Shtëpisë së Bardhë që të lironte “vëllanë e tij”.

Combs është deklaruar i pafajshëm për akuzat për trafikim seksual pas arrestimit të tij në shtator. Ai qëndron i burgosur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn në pritje të një gjyqi më 5 maj, pasi iu refuzua lirimi me kusht.

Prokurorët në çështjen federale të Combs thonë se manjati i muzikës përdori shantazh dhe dhunë në përpjekjet e tij për të heshtur viktimat.

Ndër pretendimet e bëra kundër artistit është se ai i bindi gratë të merrnin pjesë kundër vullnetit të tyre në disa shfaqje seksuale.