Ka pasur kërcënime me bomba në disa shkolla të Shkupit.

Sipas informacioneve të para, ka pasur evakuim në shkollën fillore “Petar Zdravkovski” në Butel. Po ashtu, fëmijët janë evakuuar nga shkolla fillore “Kiro Gligorov”, nga ku nxënësit janë kthyer në shtëpi, sipas informacioneve jozyrtare. Ka pasur gjithashtu kërcënime me bomba edhe në shkollën e mesme “Josip Broz Tito”. Kërcënime ka pasur në rreth gjashtë shkolla, njoftojnë burime nga MPB.