Grenelli paska kërkuar indirekte që votuesit e Kosovës ta plotësojnë dëshirën e mikut të tij – Vuçiqit dhe të mos e votojnë kryeministrin e tyre aktual.

Kjo kërkesë e tij i ka mrekulluar gjithë kundërshtarët e Lëvizjes Vetëvendosje me çka edhe njëherë dëshmohet se ajo që i bashkon Grenellin, Vuçiqin dhe kundërshtarët e VV është urrejtja ndaj Kurtit,

Se Kurti është i përbërë edhe nga gabimet e veta, këtë nuk e luan as topi.

Se gjitha të mirat që i kem i arritur si popull në pjesë të madhe ia kemi borxh Amerikës, as që ka shqiptarë që këtë nuk e dinë.

Se jemi populli i vogël dhe i varfër, që me shumëçka varemi nga të fortët dhe të pasurit e kësaj bote, as kjo nuk diskutohet.

Por gjitha këto të vërteta nuk mjaftojnë që të tregohemi si popull pa dinjitet, që nuk dinë ta dallojë të mirën nga e keqja, si popull që nuk mund ta sundojë vetveten dhe që nuk dinë të ndërtojë shtet e nuk meriton liri. (Kim Mehmeti)