Kina ka njoftuar të martën një sërë masash që synojnë bizneset teknologjike amerikane, përfshirë Googlen, prodhuesit e pajisjeve bujqësore dhe pronarin e markës së modës Calvin Klein, raportoi Reuters.
Sipas paralajmërimit, këto masa hynë në fuqi pas tarifave të SHBA-së mbi mallrat kineze.
Masat u njoftuan pasi Pekini vendosi gjithashtu tarifa për disa produkte amerikane si qymyri dhe nafta në një përgjigje të shpejtë ndaj detyrimeve të reja amerikane për mallrat kineze dhe shënuan përshkallëzimin e tensioneve tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Ministria e Tregtisë e Kinës ka njoftuar se ka vendosur markat Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, si dhe firmën amerikane të bioteknologjisë “Illumina” në listë, me arsyetimin se dëmtuan të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive kineze.
Administrata Shtetërore e Rregullimit të Tregut të Kinës ka thënë se Google dyshohet se ka shkelur ligjin dhe ka nisur hetim ndaj kompanisë. Nuk është ofruar asnjë detaj të mëtejshëm mbi hetimin apo mbi atë që l;;pretendonte se Google ka bërë për ta shkelur ligjin.[][}]