Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatin preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, pas numërimit të 100 për qind të votave nga vendvotimet.

Ajo çka bie në sy janë disa kandidatë që kanë siguruar tepër pak vota.

Madje, një kandidate është votuar veç nga dy persona.

Fjala është për Hyrie Jahkurtaj nga Balli Kombëtar, që ka vetëm dy vota, me numërimet e deritashme.