Klekovski: Pacientët nuk do të mbesin pa terapi! Onkologjia dhe Hematologjia këtë vit me buxhet më të madh
Në Ditën Botërore të Kancerit, drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski prezantoi planin për trajtim më të mirë të pacientëve me sëmundje të rënda. Ai paralajmëroi më shumë ilaçe për më shumë pacientë, si dhe bëri prezantimin për herë të parë të një terapie biologjike të shtrenjtë për kancerin e prostatës. Ai tha se përmes negociatave me kompanitë farmaceutike kanë mundësuar uljen e çmimeve prej 10 deri në 30 për qind për shumicën e barnave.
Mes tjerash njoftoi se buxhetet e Onkologjisë dhe Hematologjisë janë dyfishuar në krahasim me vitin 2023. Këto dy klinika do të marrin gati gjysmën e buxhetit total të Fondit të Shëndetësisë. Onkologjia këtë vit do të ketë në dispozicion mbi 3 miliardë, ndërsa Hematologjia 800 milionë denarë. FSHF theksoi se një hap i tillë është i domosdoshëm që pacientët të mos mbeten sërish pa terapinë e nevojshme.
“Ajo që e kemi bërë tani për Onkologjinë dhe Radiologjinë, në përgjithësi është rritja e buxhetit. Në vitin 2023 nga 1 miliardë e 700 u rrit në 2025 në 3 miliardë denarë, apo rreth 49.5 milion euro. Në Hematologji buxheti në 2025 do të jetë 808 milionë denarë apo rreth 11 milion euro”, tha Sashi Klekovski – drejtor i FSSHM.