Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, një ditë pas zgjedhjeve ka folur për Klankosova.tv rreth mundësisë që subjekti që ai përfaqëson të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lushtaku shprehu qëndrimin e tij duke kundërshtuar kategorikisht këtë mundësi.

Ai tha se kjo nuk guxon të ndodh.

Lushtaku njëherësh nënkryetar i komunës së Skenderajt, u shpreh se vetëm të mendohet një koalicion i tillë, është skandaloze.

“Veç me i shku mendja PDK-së me bërë koalicion me VV-në është skandaloze. Në asnjë mënyrë PDK nuk guxon me hy në koalicion”, tha Lushtaku për Klankosova.tv

I pari i PDK-së në Skenderaj, shtoi se veç nëse ndodh kjo gjë, ai do të jap dorëheqje nga kjo pozitë.

“Nëse hyn ajo i ka organet e veta, por unë më s’jam kryetar i PDK-së në Skenderaj. Dal qytetar i thjeshtë, unë votën ia jap PDK-së gjithë, por më kryetar i degës nuk jam” tha Lushtaku për Klankosova.tv

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës doli bindshëm e para në Skenderaj.