Një autobus me targa të Kosovës është konfiskuar në pikën kufitare Deve Bair, pasi ishte ndërtuar dhe përshtatur posaçërisht për fshehjen e mallrave, njofton Drejtoria e Doganave.
Autobusi kryente transport të rregullt të pasagjerëve në linjën Stamboll-Prishtinë.
“Gjatë kontrollit në hapësirën e bagazhit, në pjesën e sipërme, pas heqjes së vidave të një dërrase druri, u zbulua një hapësirë jo e fabrikuar, e zgjatur me 10 cm përgjatë gjithë gjatësisë së bagazhit të autobusit. Kjo përbën një ndarje speciale të ndërtuar (bunker). Autobusi është konfiskuar, ndërsa ndaj shoferit të autobusit, një shtetas kosovar, do të ngrihet një kallëzim në gjykatën kompetente për shkelje të rregulloreve doganore,” thuhet në njoftimin e Doganës.