Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në përditësimin e fundit nga numërimi i mbi 94 përqind të votave, ka marrë deri më tani 209 mijë 582 vota.
Në këto zgjedhje, Konjufca ka kaluar edhe rezultatin që kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2021, ku bashkë me votat e diasporës e ato me kusht kishte marrë 200 mijë e 646 vota, meqenëse rezultatet aktuale janë vetëm nga vendvotimet e rregullta.
Ai ka kaluar me vota edhe kandidatët për kryeministër nga PDK, LDK e AAK
Më i votuari në listën e Lëvizjes Vetëvendosje është lideri dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, me 273 mijë e 86 vota, pasuar nga Glauk Konjufca, e pas tij vjen Faton Peci, Hekuran Murati , Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla.
Pjesë e dhjetëshes së fundit janë, Donika Gërvalla, Avni Dehari dhe Mimoza Kusari-Lila.
Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë aktualisht është duke vazhduar në tri komuna: Prishtinë, Pejë dhe Leposaviq.