Korrupsioni në RMV! Mickoski: Rënia është pasojë e qeverisjes së kaluar – LSDM: Qeveria e DPMNE-së dështoi në luftën kundër korrupsionit!
![Korrupsioni në RMV! Mickoski: Rënia është pasojë e qeverisjes së kaluar – LSDM: Qeveria e DPMNE-së dështoi në luftën kundër korrupsionit!](https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2025/02/lsdm-vmro-1.jpg)
Raporti i Transparency Inernational ka përplasur pushtetin dhe opozitën. Opozita akuzon pushtetin se ka dështuar në luftën kundër korrupsionit. Mickoski thotë se rënia është si pasoj e qeverisjes së kaluar.
Raporti vjetor i Transparency International për vitin 2024 nxjerr në pah dështimet e qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, duke vënë në dukje një rënie të theksuar të Maqedonisë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, thonë nga partija opozitare LSDM. Sipas tyre edhe pse qeveria e VMRO-DPMNE-së premtoi një “luftë të pamëshirshme kundër korrupsionit”, ajo ka dështuar të arrijë përparime, duke e ulur nivelin e besimit të qytetarëve.
LSDM
“Kjo qeveri premtoi një ‘luftë të pamëshirshme kundër korrupsionit’, por për vetëm tetë muaj arriti ta sjellë Maqedoninë në pozitën më të dobët të shkallës në pesë vitet e fundit. Me një rënie prej dy pikësh dhe një renditje në vendin e 88-të, qytetarët po tregojnë qartë se nuk kanë besim në politikat e tyre dhe se korrupsioni është më i keq se kurrë.”
Në anën tjetër, Kryeministri Hristijan Mickoski ka vlerësuar raportin e Transparency International si të logjikshëm, duke theksuar se rënia e Maqedonisë në indeksin e korrupsionit është rezultat i keqpërdorimit të flamurit evropian dhe skandaleve korruptive gjatë periudhës së qeverisjes së kaluar.
Hristijan Mickoski Kryeministri 00017 05.45
“Ai raport është logjik dhe është mirë që janë vetëm dy pika, mendova se do të ishte më shumë. Nëse i vëreni të shtatë kriteret, do të shihni se të gjitha kanë të bëjnë me periudhën e qeverisjes së mëparshme, të cilën e analizova në detaje. Kjo është një bazë e mirë për të filluar përmirësimin e pozicionit tonë. Absolutisht do ta ngarkoj ministrin përkatës në seancën e sotme të qeverisë që të zbulojë dobësitë që u konstatuan fare qartë atje dhe të sigurohet që kjo të mos përsëritet më.”
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit vlerëson dhe rendit vendet/territoret bazuar në nivelin e perceptuar të korrupsionit në sektorin publik të vendit, siç vlerësohet nga ekspertë dhe biznesmenë. Raporti i KE-së për progresin në reforma të vendeve kandidate për anëtarësim në BE ka adresuar problemet e Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit.